SHQIPERIA JONE

Written by on 18. May 2020

Shqipëria (gegërishtShqipnia gjithashtu Shqypnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë e Veriut dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës (kanalit) së Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.


Current track

Title

Artist