Erdh pranvera – Tonin Tershana

Written by on 27. December 2020

Këngëtari Tonin Tërshana lindi në Shkodër, më 1 qershor 1949. Ai përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë në festivalet e këngës, në Festivalin e 4 në Radio në vitin 1965, merr çmimin e parë me “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi). Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH-së me këngën “Kur vjen pranvera”. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para dhe duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Vdiq në Tiranë, më 22 shtator 2015.

Arkiva Shqiptare


Continue reading

Current track

Title

Artist